Politike

Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Meta: Dezinformim ose propagandë! Rusia të vetëpërmbahet

18 Shkurt 2022, 19:09 Nga DOSJA
Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Meta: Dezinformim ose

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po rekrutohen për luftën në Donbas. I ftuar në emisionin “Kontrast”, Meta tha se deklarata e kryediplomatit rus mund të e ndikuar nga dezinformacionet në media ose për qëllime propagandistike.  

“Mund të jetë ndikuar nga dezinformacionet nga mediat e ndryshme dhe në rastin më të keqe një shpikje propagandistike sikur vendet tona përbëjnë një rrezik apo një tendencë të caktuar ndaj Rusisë, gjë që nuk është e vërtetë, ne jemi në përkrahje të Ukrainës, duam një zgjidhje të shpejt përmes diplomacisë, do dënimin çdo agresion dhe dëshirojmë që Rusia të vetëpërmbahet dhe përmes diplomacisë të tejkalohet kjo situatë,“- tha Meta.  

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, sipas mediave ruse, tha se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska. Lidhur me deklaratën ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, e cilësoi deklaratën e paprecedentë dhe kërkoi që ambasada të japë shpjegime.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta konflikti rusi-ukraine mercenare nga shqiperia ne rusi ilir meta konflikti rusi-ukraine mercenare nga shqiperia ne rusi

Sondazh

Poll