Politike

Ushqimi dhe shërbimi veterinar, Meta dekreton dy ligje: Duhet miratuar strategji e re

18 Shkurt 2022, 10:23 Nga DOSJA

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi sot ndryshimet në ligjin për ushqimin dhe shërbimin veterinar. Kreu i shtetit kërkon që të merren masa për sigurinë ushqimore, import-eksportin e tyre si dhe hartimin e miratimin e një Strategjie për Sigurinë Ushqimore.

Meta kërkoi nga institucionet që të angazhohen jo vetëm në hartimin e strategjivë të sigurisë ushqimore, por dhe në realizimin e tyre.

NJOFTIMI I PRESIDENCëS:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje:

1) Ligjin nr. 10/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar”; dhe
2) Ligjin nr. 11/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ndryshimet ligjore që synojnë përmirësimin e legjislacionit për lehtësimin e klimës së bizneseve, të cilat kryejnë veprimtari ekonomike në import-eksport në fushat e ushqimit dhe ushqimit për kafshë; marrja e masave për sigurinë ushqimore; dhe sanksionimi në ligj i detyrimit për hartimin e miratimin e një Strategjie për Sigurinë Ushqimore, janë të mirëpritura.

Është me rëndësi që institucionet shtetërore të angazhohen jo vetëm në hartimin e strategjive publike në këtë drejtim, por edhe në zbatimin e tyre me përpikmëri, duke forcuar kontrollin ndaj sigurisë ushqimore, në mbrojtje të konsumatorit.


 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll