Aktualitet

U largua nga PS/ Ish-ministrja propozohet nga Rama si ambasadore e OSBE-së në Vjenë

18 Shkurt 2022, 10:02 Nga DOSJA
U largua nga PS/ Ish-ministrja propozohet nga Rama si ambasadore e OSBE-së

TIRANË– Ish-ministrja e Qeverisë “Rama 1”, Eglantina Gjermeni, njëherësh ish-deputete e Partisë Socialiste, është propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e Ambasadores në misionin e OSBE-së në Vjenë. Ditën e sotme ajo ishte e pranishme në seancën dëgjimore që u zhvillua në Kuvendin e Shqipërisë. Gjermeni paraqiti platformën e saj si ambasadore e OSBE-së.

“Eglantina Gjermeni është propozuar si kandidate për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident”.- thuhet në propozimin.

Gjermeni nuk pranoi të merrte pjesë ne garën elektorale të 25 prillit 2021, duke u larguar nga politika aktive së bashku me Vasilika Hysin. Eglantina Gjermeni ka mbajtur postin e ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ambasadore e osbe edi rama eglantina gjermeni ambasadore e osbe edi rama eglantina gjermeni

Sondazh

Poll