Politike

Opozita rinis protestat, Basha: Më 8 korrik në orën 20:00, lufta kundër diktaturës vazhdon

3 Korrik 2019, 17:14 Nga DOSJA
Opozita rinis protestat, Basha: Më 8 korrik në orën 20:00, lufta

TIRANË– Opozita ka rinisur protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protesta e dhjetë kombëtare do të mbahet ditën e hënë më datë 8 korrik në orën 20:00 në kryqytet. Ky vendim u mor pas takimit të kryedemokratit Lulzim Basha me kolegjin e kryetarëve të Partisë Demokratike.

Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, Basha ftoi të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë protest mbarëkombëtare.

Vëllezër dhe motra, nëna dhe baballarë, të gjithë të na bashkohen në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar. Për të vazhduar të vendosur pa asnjë hap pas, betejën tonë për çmontimin e diktaturës. Të gjtihë bashkë në orën 20:00,”- tha Basha në një prononcim për mediat.

Ndërkohë më herët kryedemokrati zhvilloi një mbledhje me të gjithë kryetarët e bashkive të djathta. Pas mbledhjes kryebashkiaku i Mallakastrës dekalroi se zyrat nuk do të lirohen por ata janë gati të shkojnë në zgjedhje më datë 13 tetor.

Nga ana tjetër Basha në një takim që pati me presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit dekretoi datën 13 tetor si një datë zgjedhjesh u shpreh se Partia Demokratike nuk futet në zgjedhje pa largimin e Edi Ramës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesat e dhjete komebatre protesta e opozites 8 korrik 2019 protesat e dhjete komebatre protesta e opozites 8 korrik 2019

Sondazh

Poll