Bota

HARTA/ Britania e Madhe: Rusia po planifikon sulm nga 7 drejtime ndaj Ukrainës

18 Shkurt 2022, 07:22 Nga DOSJA
HARTA/ Britania e Madhe: Rusia po planifikon sulm nga 7 drejtime ndaj

LONDËR – Britania e Madhe pretendon se Rusia jo vetëm që nuk ka tërhequr forcat e saj të armatosura nga kufiri me Ukrainën, përkundrazi po përgatit një sulm të mirëorganizuar ushtarak nga 7 pika ndaj fqinjit të saj. Ministria e Mbrojtjes britanike ka publikuar një informacion në faqen e saj zyrtare në “Tëitter”, ku paraqet 7 drejtimet nga njësitë e armatosura ruse mund të vërshojnë drejt Ukrainës.

Jo vetëm kaq, por Londra thekson se gjysma e forcave ruse ndodhen në kufirin ruso-ukrainas.

Sipas hartës, kryeqyteti Kiev do sulmohet nga 3 drejtime nga veriu i Ukrainës, 3 ofensiva do kryhen në lindje dhe një nga jugu.

Perëndimi prej ditësh akuzon Moskën se po mashtron me pretendimet se ka larguar një numër forcash ushtarake nga kufiri me Ukrainën, madje po planifikon në fshehtësi sulmin dhe pushtimin e vendit.

INTELLIGENCE UPDATE: Russia retains a significant military presence that can conduct an invasion without further warning.

Below demonstrates President Putin’s possible axis of invasion. He still can choose to prevent conflict and preserve peace. pic.twitter.com/QHRM1wNwJG

— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) February 17, 2022

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll