Bota

Konflikti në Ukrainë, OSBE: Rritje e mprehtë e shkeljeve të armëpushimit

17 Shkurt 2022, 21:12 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, OSBE: Rritje e mprehtë e shkeljeve të

UKRAINË- Monitoruesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë raportuar një përshkallëzim të mprehtë të shkeljeve të armëpushimit përgjatë vijës së frontit që ndajnë forcat ukrainase dhe separatiste në Ukrainën lindore. CNN shkruan se misioni i Posaçëm Monitorues i OSBE-së (SMM) në Ukrainë raportoi në buletinin e tyre të fundit ditor se në 24 orët deri në orën 19:30 me orën lokale të 16 shkurtit, ata regjistruan 189 shkelje të armëpushimit në rajonin e Donetskut, duke përfshirë 128 shpërthime.

Në periudhën e mëparshme raportuese, ajo regjistroi 24 shkelje të armëpushimit në rajon. Në rajonin e Luhanskut, misioni regjistroi 402 shkelje të armëpushimit, duke përfshirë 188 shpërthime, kur në periudhën e mëparshme raportuese, regjistroi 129 shkelje të armëpushimit në rajon. SMM raportoi se një anëtar i formacioneve të armatosura [forcat separatiste] kërcënoi një patrullë SMM në një zonë trajnimi në rajonin e Luhansk.

“Liria e lëvizjes së Misionit vazhdoi të kufizohej, duke përfshirë një zonë për mbajtjen e armëve të rënda në një zonë të kontrolluar nga qeveria të rajonit të Luhansk, në një vend ruajtjeje të përhershme dhe një zonë për mbajtjen e armëve të rënda në zonat jo të kontrolluara nga qeveria të rajonit të Donetsk, dhe në një zonë stërvitore në një zonë të kontrolluar nga qeveria të rajonit të Luhansk, “thuhet në njoftim.

LAJMI KRYESOR: Shtëpia e Bardhë: 7 mijë trupa ruse në kufi me Ukrainën. Moska përzë diplomatin amerikan

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi osbe konflikti ukraine-rusi osbe

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2022, 17:12

Protestat në Kanada, Trudeau: Duhet të marrin fund

KONADA- Dalja e shumë policëve në qendër të Otavës, nga kamionistët u pa përpjekje për të ndërprerë protestën gati tre-javore kundër kufizimeve të Kanadasë për ...