Bota

Paga iu rrit +780 euro! Kurti: E kam përgjysmuar, ka shumë interpretime, s’ka draft final

18 Shkurt 2022, 06:39 Nga DOSJA
Paga iu rrit +780 euro! Kurti: E kam përgjysmuar, ka shumë

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka komentuar akuzuat e bëra ndaj tij se i ka rritur pagën vetes. Në një intervistë për mediat në Kosovë, Kurti ka thënë se sa i përket ligjit të pagave po qarkullojnë drafte, propozime të ndryshme, duke sqaruar se ato nuk janë propozime finale.

“Padyshim se pa një lloj ndryshueshmërie në mes pagës minimale, pagës mesatare dhe pagave të larta nuk mund të themi se kemi drejtësi shoqërore në republikën tonë. Unë nuk e kam rritur rrogën time, por e kam përgjysmuar atë po them se nuk bëhet fjalë për vlerën e koeficientit të mundshëm, sa i përket Ligjit të pagave po qarkullojnë drafte, propozime të ndryshme por ato nuk janë propozime finale”, tha kryeministri, duke shtuar: “Ka shumë interpretime, shumë lajme në media, por e di se nuk ka draft final. Kjo do të bëhet së shpejti publike kur të merren vendime”.

Mediat në Kosovë raportuan se me projektligjin e ri për Pagat, Albin Kurti do t’i rrisë pagën vetes, ndërsa presidentit të vendit, konkretisht Vjosa Osmanit, paga do t’i zvogëlohet. Sipas parashikimeve të bëra, paga e kryeministrit nga 1500 do të rritet në 2280, ndërsa Osmani nga 2672 euro, do të paguhet 2400 euro.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora albin kurti rroga e albin kurtit albin kurti rroga e albin kurtit

Sondazh

Poll