Bota

Shtëpia e Bardhë: 7 mijë trupa ruse në kufi me Ukrainën. Moska përzë diplomatin amerikan

17 Shkurt 2022, 16:19 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë: 7 mijë trupa ruse në kufi me

UKRAINË/ RUSI – Situata e Ukrainës nuk ofron aspak siguri teksa raportimet e mediave dhe dy kampeve Perëndim dhe Rusi janë në kundërvënie me njëra-tjetrin. Mëngjesin e sotëm një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Moska ka shtuar 7 mijë trupa në kufi me Ukrainën. Jo vetëm kaq, por SHBA pretendon gjithashtu se Moska po ndërton një urë mbi lumbin Pripyat, i cili ndodhet në distancë 6-7 km nga Ukrainë. Nëpërmjet pamjeve satelitore Uashingtoni këmbëngul se Rusia po shton fuqinë ushtarake dhe humanitare në kufi me Ukrainën për të realizuar një sulm ushtarak ndaj Kievit.

Ankthi se konflikti mes palëve mund të kapërcehej në konfrontim të armatosur u shtuar pasi mediat në Ukrainë raportuan për shpërthim pranë aeroportit të Donetskut. Forcat ushtarake ukrainase akuzuan palën ruse se ka qëlluar në një kopsht fëmijësh, por nuk ka viktima. Pala ruse pretendon se iu përgjigjën goditjes së zjarrit nga pala armike.

Sot u mbajt konferenca e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg akuzoi Rusinë se po vendos agjentë sekretë brenda dhe në lindje të Ukrainës për të krijuar pretekst për organizimin e goditjes së armatosur dhe pushtimit të Ukrainës. Sipas tij, Moska po shton trupat në kufi, ndryshe nga sa Kremlini ka raportuar në ditët e fundit.

“Associated Press” njoftoi sot Rusia i ka dërguar përgjigje të dokumentuar propozimeve të SHBA dhe NATO-s rreth sistemit të mbrojtjes së Ukrainës dhe Europës, megjithatë nuk u bë me diej se çfarë përgjigjesh konkrete ishin.

Ndërkohë, Moska vendosi sot largimin e zv/ambasadorit amerikan Bart Gorman me pretendimin se i ka skaduar lejeqëndrimi 3-vjeçar në Rusi. SHBA e konsideroi pretendimin rus si të pajustifikueshëm. Sipas Uashingtonit, Gorman është brenda afati të qëndrimit në Rusi.

“Zëri i Amerikës” bëri me dije në një kronikë të tij se edhe pse presidenti i SHBA Joe Biden ka kërcënuar Rusinë dhe homologun e saj Vladimir Putin me sanksione, Kongresi Amerikan ende nuk ka përgatitur një gjë të tillë.

Çfarë ka ndodhur?
Edhe pse dje u paralajmërua se Rusia do të sulmonte Ukrainën, Moska raportoi se ka tërhequr njësitë ushtarake nga Krimea. Por, sipas Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, Rusia ka vendosur 60% të forcave të saj në kufi me Ukrainën. Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nuk i beson lajmet nga Rusia me pretendimin se zhvendosja e trupave nuk do të thotë domosdoshëmrisht largim të tyre.

Rusia konfirmoi dërgimin e avionëve MiG-31K në një bazë ajrore të Sirisë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë shtoi se do kryejë program stërvitor detar në Mesdhe me 100 mijë trupa dhe 140 anije lufte.

Ministri i Jashtëm Sergej  Lavrov iu kundërpërgjigj amendimeve për ligjin britanik të sanksioneve ndaj Rusisë ditën e djeshme duke thënë se qeveria dhe parlamenti nuk do të rrijnë indiferentë duke u përgjigjur me të njëjtat masa.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Harta/ Zhduket ura e ndërtuar së fundmi në Bjellorusi, ishte në afërsi me Ukrainën

Konflikti në Ukrainë, OSBE: Rritje e mprehtë e shkeljeve të armëpushimit

Inteligjenca britanike: Rusia mund të pushtojë Ukrainën pa paralajmërim të mëtejshëm

Konflikti në Ukrainë, Zelensky: Nuk kemi nevojë për ushtarë të huaj në territorin tonë

Konflikti në Ukrainë, Liz Truss: Nuk ka asnjë provë që trupat ruse po tërhiqen

“Ende jemi në moment rreziku”/ Blinken në OKB: Sulmi ndaj Ukrainës më afër se kurrë

Konflikti në Ukrainë, Blinken: Dua të parandaloj luftën jo ta nis atë

Tensionet Perëndim-Rusi, VOA: Kongresi i SHBA ende pa paketë sanksionesh ndaj Moskës

Shtohen tensionet mes SHBA dhe Rusisë, Moska largon zv/ambasadorin amerikan

Konflikti për Ukrainën, Rusia u përgjigjet propozimeve të SHBA dhe NATO-s

Konferenca e NATO-s, Stoltenberg: Rusia po krijon pretekst për të sulmuar Ukrainën

NISI lufta? Shpërthime brenda aeroportit në Ukrainë, rusët: Ata qëlluan

Rusia po ndërton një urë në kufirin me Ukrainën, publikohen pamjet satelitore

Gati për luftë! Rusia shton trupat në kufi me Ukrainën. SHBA: Shpresojmë se bota është gati

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jens stoltenberg konflikti rusi-ukraine jens stoltenberg konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll