Bota

Konflikti në Ukrainë, Zelensky: Nuk kemi nevojë për ushtarë të huaj në territorin tonë

17 Shkurt 2022, 18:32 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, Zelensky: Nuk kemi nevojë për

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelensky tha të enjten se Ukraina nuk kishte “nevojë” që forcat e huaja aleate të përballeshin me një pushtim të frikshëm rus. Timesofindia shkruan se ai ka paralajmëruar se prania e tyre vetëm mund të përkeqësonte tensionet.

“Ne nuk kemi nevojë për ushtarë me flamuj të huaj në territorin tonë. Ne nuk po e kërkojmë këtë. Përndryshe, e gjithë bota do të destabilizohej. Ne nuk duam t’i japim ndonjë arsye shtesë Rusisë që të thotë se kemi baza (të huaja) këtu kundër të cilave ata duhet të ‘mbrohen. Por ne duam gjithçka tjetër,” tha Zelensky.

Presidenti amerikan Joe Biden ka përjashtuar me vendosmëri dërgimin e ushtarëve në Ukrainë dhe u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë. Disa fuqi të NATO-s, përfshirë Britaninë, kanë tërhequr ose kanë filluar të tërheqin personelin ushtarak që kishin vendosur në Ukrainë për të trajnuar forcat e armatosura të vendit.

LAJMI KRYESOR: Shtëpia e Bardhë: 7 mijë trupa ruse në kufi me Ukrainën. Moska përzë diplomatin amerikan

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden konflikti ukraine-rusi volodymyr zelensky joe biden konflikti ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2022, 17:12

Protestat në Kanada, Trudeau: Duhet të marrin fund

KONADA- Dalja e shumë policëve në qendër të Otavës, nga kamionistët u pa përpjekje për të ndërprerë protestën gati tre-javore kundër kufizimeve të Kanadasë për ...