Bota

Petkoviç: Nëse s’lejohen zgjedhjet më 3 prill, s’ka më zgjedhje në Veri të Kosovës

17 Shkurt 2022, 21:34 Nga DOSJA
Petkoviç: Nëse s’lejohen zgjedhjet më 3 prill, s’ka

SERBI- Kreu i Zyrës për Kosovën Petar Petkovic ka bërë një kërcënim të pazakontë, duke thënë se Kosova nuk do të mund të organizojë zgjedhjet në një pjesë të territorit të saj, nëse nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill. Gazeta Ekspress shkruan se Petkoviç ka komentuar paralajmërimet e Qeverisë Kurti për moslejim të mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të Serbisë në veri të Kosovës. Ai ka thënë se nëse nuk lejohet mbajtja e tyre, atëherë as Kosova nuk mund të organizojë zgjedhjet e saj në veri të vendit.

Këto deklarata të tij vijnë pasi Serbia nuk u lejua të mbajë referendumin për ndryshime kushtetuese në territorin e Republikës së Kosovës nga qeveria.

Është fare e qartë se, nëse nuk ka zgjedhje më 3 prill, nuk do të ketë më zgjedhje në Prishtinë në veri të Kosovës. Do të kemi pasoja të paparashikueshme”, ka thënë Petkoviç.

Në një prononcim për TV Tanjug, Petkoviç ka theksuar se çështja e votës është e drejtë themelore e njeriut, të cilën, siç tha ai, Albin Kurti po mundohet t’ia mohojë popullit serb në Kosovë, si dhe të gjitha të drejtat e tjera që i takojnë.

“Ne nuk do të mbyllim sytë për atë se çfarë po ndodh në Kosovë, ne e kemi paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar, i cili është përgjegjës për presionin ndaj Albin Kurtit dhe Prishtinës për të mbajtur zgjedhjet më 3 prill”, tha Petkoviç.

Ai shton se serbët nuk kërkojnë ndonjë gjë të veçantë, por vetëm që zgjedhjet të mbahen si vitet e kaluara dhe se si shtetet e Quintit ashtu edhe zyrtarët e BE-së kanë mbrojtur të drejtën e popullit serb për të votuar. Ai thotë se kjo nuk guxon të mbahet në formë deklarate, por duhet veprim konkret për të pasur rezultat.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni petar petkoviç zgjedhjet në serbi petar petkoviç zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll