Politike

“Dërguan foton e mbesës”/Briseida Shehaj rrëfen kërcënimet pas denoncimit të inceneratorëve

17 Shkurt 2022, 23:13 Nga DOSJA
“Dërguan foton e mbesës”/Briseida Shehaj rrëfen

TIRANË– Ish-kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Briseida Shehaj, ka deklaruar se ka marrë kërcënime, pas denoncimeve që ka bërë për aferën e inceneratorëve. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shehaj tha se e kanë kërcënuar duke i dërguar fotografinë e mbesës së saj. Ndërsa shtoi se u është drejtuar autoriteteve për të denoncuar kërcënimin.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Mos ndoshta ju të LSI, i nisët këto denoncime, për inat të Lefter Kokës që ju tradhtoi?

Briseida Shehaj: Në që bëjmë këto denoncime marrim edhe kosto. Nëse do të merremi përse e bëri Meta dhe Monika për Lefter Kokën, nuk më intereson. Kemi ardhur të zbardhim këtë gjë. Prokuroria kur fakton 3.7 milionë euro, si ka mundësi asnjë nga këta nuk është në burg?

Ylli Rakipi: U tha se ju jeni kërcënuar. Është e vërtetë?

Briseida Shehaj: Po e vërtetë është, kam bërë kallëzim. Këta nga Durrësi që nxorra emrat në emision dhe vendimet e gjykatava.

Ylli Rakipi: Si të kanë kërcënuar?

Briseida Shehaj: Po hiç, kishin qef të merrnin foto të mbesës time.. edhe do na vrisnin. Unë i drejtohem prokurorisë. Nuk jam vetëm unë, por edhe të tjerë që po marrin kërcënime.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike briseida shehaj briseida shehaj

Sondazh

Poll