Aktualitet

Drogë drejt Malit të Zi, shkatërrohet grupi kriminal me ‘bosin’ nga Shkodra, 5 të arrestuar (Emrat)

3 Korrik 2019, 19:32 Nga DOSJA
Drogë drejt Malit të Zi, shkatërrohet grupi kriminal me

SHKODËR– Pesë persona si pjesë e një grupi kriminal kanë rënë në pranga. Dosja.al mëson se të arrestuarit merreshin me trafikimin e  lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Mësohet se janë arrestuar Zef Kola, Genc Mecaj, Kristjan Melaj, Elvis Hysaj dhe Xhusepe Delaj.

Gjithashtu është sekuestruar një sasi prej 205 kg kanabis.

Shkodër

Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “PREKALORI “.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

Sekuestrohen 205 kg lëndë narkotike dhe 5 automjete që përdoreshin për transportin e kësaj lënde.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore grumbulloi informacione në lidhje me një grup kriminal që kishte lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) në qarkun e Shkodrës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila regjistroi Procedimin Penal nr. 964 i vitit 2019, për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Hetimet në lidhje me këtë procedim janë kryer në bashkëpunim mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në kuadër të këtij hetimi mesditën e sotme u finalizua me sukses operacioni policor “PREKALORI“ ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Z. K., 53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal);
•G. M., 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. (bashkëpuntori kryesor i kryetarit të grupit);
•K. M., 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar);
•E. H., 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar);
•Xh. D., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, me qëllim përfitimin.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një fugon, në prani të shtetasve Z. K. dhe G. M., të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal.

Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.

Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip fugon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga nenet 238/2 dhe 301 të Kodit Penal.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkaterrohet grupi kriminal shkoder shkaterrohet grupi kriminal shkoder

Sondazh

Poll