Bota

Shtohen tensionet mes SHBA dhe Rusisë, Moska largon zv/ambasadorin amerikan

17 Shkurt 2022, 14:27 Nga DOSJA
Shtohen tensionet mes SHBA dhe Rusisë, Moska largon zv/ambasadorin amerikan

MOSKË – Ambasada e SHBA në Moskë konfirmoi sot se Kremlini ka urdhëruar largimin e zv/ambasadorit amerikan Bart Gorman. Ky veprim i Moskës konsiderohet nga pala amerikane si i pajustifikuar pasi ai ka leje qëndrimi për 3 vite në shtetin rus dhe afati nuk ka skaduar.

Urdhri për largimin e diplomatit amerikan gna territori rus vjen në momentin kur Perëndimi dhe Rusia ende nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Sot, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg akuzoi Moskën se po përdor tërheqjen e disa njësive të saj të armatosura nga kufiri me Ukrainën në mënyrë që të përgatisë një ofensivë të armatosur ndaj fqinjit të tij.

Një muaj më parë, Uashingtoni përzuri 50 diplomatë rusë dhe familjet e tyre nga toka amerikane me pretendimin se iu kishte skaduar viza.

Burimi: Sputnik

LAJMI KRYESOR: Shtëpia e Bardhë: 7 mijë trupa ruse në kufi me Ukrainën. Moska përzë diplomatin amerikan
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll