Sport

Gafa e radhës. Franca duket e ka problem të madh njohjen e himneve të shteteve të tjerë…

17 Shkurt 2022, 10:46 Nga DOSJA
Gafa e radhës. Franca duket e ka problem të madh njohjen e himneve

FRANCE Mbeti në mendjen e të gjithëve ngatërresa që u bë para ndeshjes Francë-Shqipëri.

Atëhere, në kuadër të eliminatoreve të Kampinonatit Europian 2020, ku himni i Shqipërisë u ngatërrua dy herë, dhe në vend të tij u intonua i Andorrës dhe Armenisë.

Historia është përsëritur, dhe këtë herë, ‘borxhi’ i është kthyer Shqipërisë.

Në ndeshjen e futbollit të femrave mes Francës dhe Finlandës, në ‘Turneun e Francës’, teksa finlandezet po prisnin himnin e tyre, është luajtur i plotë himni i Shqipërisë.

Lojtaret e kuptuan gabimin dhe nisën të qeshnin me njëra-tjetrën.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport finlanda pezullon modernan franca “hap kufijtë” futbolli francez himni i shqipërisë u ngatërrua dy herë u intonua i andorrës dhe armenisë finlanda pezullon modernan franca “hap kufijtë” futbolli francez himni i shqipërisë u ngatërrua dy herë u intonua i andorrës dhe armenisë

Sondazh

Poll