Sport

Shqiptarët në Europa League/ Strakosha e Hysaj sfidojnë Porton, Gjimshiti pret Olympiacos

17 Shkurt 2022, 09:10 Nga DOSJA
Shqiptarët në Europa League/ Strakosha e Hysaj sfidojnë Porton,

EUROPË-Europa League ka hyrë tashmë në fazën më interesante të saj, atë me eleminim direkt. Trofeut të dytë për nga rëndësia i janë bashkuar  emra të mëdhenj si Barcelona, Borussia Dortmund, Sevilla 6-herë fituese e këtij kompeticioni apo edhe Porto, Atalanta, Lazio e shumë skuadra të tjera.

Në këtë fazë të Europa League nuk mund të mungojnë edhe futbollistët shqiptarë. Porto-Lazio, dy skuadrat përballen edhe një herë pas shumë vitesh. Ishte viti 2003 kur në atë kohë quhej Kupa UEFA, portugezët eleminuan Lazion në gjysmëfinale, duke ia dalë të shpalleshin kampion në atë sezon. Sa i përket 11-tshes titullare, Maurizio Sarri nuk do të ketë në dispozicion Francesco Accerbin dhe Manuel Lazzarri për shkak të problemeve fizike, ndërsa me shumë mundësi, Strakosha dhe Hysaj do e nisin takimin nga minuta e parë.

Atalanta, skuadra ku aktivizohet Berat Gjimshiti do të presë Olympiacos. Në Europa League bergamaskët nuk humbasin në shtëpi prej 12 ndeshjesh dhe padyshim këtë ecuri kërkojnë ta ruajnë edhe ndaj skuadrës greke. Sherif Tiraspol do të luajë këtë raund ndaj Bragës. Një kundërshtar vërtetë i vështirë, ndërsa mundësitë më të mëdha janë që ish-sulmuesi i Laçit, Regi Lushkja ta nisë takimin nga stoli.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta europa league gjimshiti lazio atalanta europa league gjimshiti lazio

Sondazh

Poll