Sport

Dy goditje në portë dhe dy gola të pësuar, fillojnë kritikat për Handanovic

17 Shkurt 2022, 08:55 Nga DOSJA
Dy goditje në portë dhe dy gola të pësuar, fillojnë

ITALI-Samir Handanovic, ja ku rikthehet përsëri. Inter humbi 2-0 në shtëpi ndaj Liverpool-it në ndeshjen e parë me eliminim direkt të Champions League, por ndjenja është se portieri zikaltër mund të bënte më shumë në golat e pësuar. Në fakt, nuk është hera e parë që kapiteni i Interit gjendet i papërgatitur, jo fort aktiv në topat kur i drejtohen portës. Liverpooli bëri vetëm dy goditje në portë dhe megjithatë, ndoshta portieri slloven mund të kishte bërë më mirë.

Në golin e parë, portieri i Interit u kap në befasi. Goditja me kokë e Firminos zhvendos portierin e zikaltërve, i cili megjithatë kishte bërë një hap të vogël majtas dhe më pas e gjeti topin në këndin tjetër. Pak për të bërë në golin e dytë të Salah. Devijimi i Brozovic në goditjen e egjiptianit mashtroi portierin slloven, i cili përfundoi ngadalë në portë.

Handanovic sigurisht që nuk është fajtori i humbjes së Interit ndaj Liverpoolit, por është e qartë se në këtë pikë të sezonit dhe në ndeshje të tilla prestigjioze, edhe një pakujdesi e vogël mund të jetë fatale. Portieri slloven tashmë ka përfunduar në syrin e kritikave  vitet e fundit pas disa gabimeve dhe mungesës së elasticitetit mes shtyllave që kanë penalizuar jo pak Interin. Inter ka një problem në portë dhe ndoshta afrimi i Onanës për sezonin e ardhshëm mund të japë një lloj garancie.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter liverpool samir handanoviç inter liverpool samir handanoviç

Sondazh

Poll