Sport

Inzaghi: “Krenar për Interin tim, kjo ndeshje duhet të na japë besim të madh”

17 Shkurt 2022, 05:47 Nga DOSJA
Inzaghi: “Krenar për Interin tim, kjo ndeshje duhet të na

ITALI – Simone Inzaghit i vjen keq që duhet të analizojë humbjen ndaj Liverpoolit, por ai është i vetëdijshëm se Interi i tij nuk mund të bënte më shumë.

“Shpresojmë të mos takohemi me Liverpoolin në të gjitha ndeshjet. Jam i lumtur dhe krenar për ekipin tim, i cili bëri një lojë të shkëlqyer, më të mirën e sezonit. Në 25 minutat e para të pjesës së parë nuk u shpërblyem me një gol, pastaj në fund, në një çast shpërqëndrimi, pësuam një gol të pabesueshëm”.

Megjithatë, një paraqitje e tillë mund t’i japë Interit besim të madh në mjetet e tyre. “Më vjen keq, sepse do të kishim merituar një rezultat tjetër, por kjo skuadër më bën krenar. Mendoj se Liverpool është një nga dy skuadrat më të mira në Europë, ne i kemi qëndruar përballë dhe do të kishim merituar një tjetër rezultat. Por kjo paraqitje duhet të na japë shumë vetëvlerësim. Ne e dimë se është futboll, ndonjëherë është kaq e vështirë të komentosh një ndeshje si kjo, por di të them se meritonin diçka më tepër”.

“Në pjesën e parë me traversën e Calhanoglu dhe goditjen me kokë të Dumfries ishim të pafat. Jam krenar sepse ishte ndeshja jonë më e mirë e sezonit, duke marrë parasysh edhe kundërshtarin. Tani le të lëmë mënjanë Champions, përpara është kampionati dhe më pas Kupa e Italisë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 12 pikë më tepër se liverpoolit që e ndjek formacioni i simone inzaghit goditjen me kokë të dumfries interit të simone inzaghi të mos takohemi me liverpoolin traversën e calhanoglu 12 pikë më tepër se liverpoolit që e ndjek formacioni i simone inzaghit goditjen me kokë të dumfries interit të simone inzaghi të mos takohemi me liverpoolin traversën e calhanoglu

Sondazh

Poll