Aktualitet

Protesta kundër shembjes së banesave, banori i “5 majit”:Ku janë ata që përfaqësojnë Zotin?

17 Shkurt 2022, 09:18 Nga DOSJA
Protesta kundër shembjes së banesave, banori i “5

TIRANË – Njëri prej banorëve të “5 majit” sulmoi përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri se përse nuk dalin në mbrojtje të çështjes së tyre të shembjes së banesave. Ai kërkoi përgjigje nga autoritetet shtetërore se çfarë do të ndërtohet në territorin prej 7500 m2 nga projekti i “Unazës së Madhe”. Qytetari premtoi se nuk do të kërkojë kurrë mëshirë.

“Ata nuk e dinë se ku janë. Kërkojmë vetëm të drejtën tonë. Kam punuar ku është Zoti, ku janë ata që përfaqsojnë zotin në tokë. Ku janë ata që thonë ka kaq besimtarë? Dua të falenderoj patër Pavlën, të tjerët kanë heshtur. Heshtja flori, heshtja jo, heshtja është vdekje, është përballë pushtetit. është të hash turpin me bukë.

Qëndresa jonë do të jetë liri. Pallatet I përkasin të kaluarës. Ka shumë video që fshihen. Nuk e di arsyen, ndoshta presioni. Vetëm. Zotërinj kërkoni dhe gjeni ku shkojnë 7500  m2. Mos vallë ua jep pronarëve të ligjshëm, popullit?  Kurrë s’kam kërkuar mëshirë, që 14 vjet, të drejtë po. Sdo kërkojë mëshirë përballë pushtetit”, deklaroi banori i “5 majit”.

(d,v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e 5 majit protesta e 5 majit

Sondazh

Poll