Aktualitet

1 vit burg për kanabis me vlerë 33 mijë paund, avokatja e shqiptarit: Ishte në vështirësi

17 Shkurt 2022, 08:21 Nga DOSJA
1 vit burg për kanabis me vlerë 33 mijë paund, avokatja e

BRITANI E MADHE – Shqiptari Andi Salaj është dënuar me 12 vite burg për veprën penale të trafikimit të lëndës narkotike, lloji kanabis. 26-vjeçari u dënua nga Gjykata Mbretërore e Stoke. Avokatja e tij Alison Whalley deklaroi në seancën e fundit gjyqësore se Salaj u detyrua të përfshihej në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës për shkak të vështirësive financiare pasi partnerja e tij mbeti pa punë. Për shkak se të dy duhej të rrisnin djalin e tyre, Salaj u shty në shitjen e drogës.

“Gjatë kësaj kohe, Andi po vuante vështirësi financiare. Partnerja e tij punonte si shofere e dërgimit të ushqimeve vegjetariane. Biznesi ku ajo punonte u mbyll. Andi e kishte të pamundur të punonte ligjërisht vetë. Ndaj u detyrua të kryente këtë vepër penale. Kanabisi dhe paratë nuk janë të tijat”, tha avokataja Whalley.

Në 19 gusht 2021, Andi Salaj u ndalua në makinën e tij në autostradën A34 në orën 18L30. Policia kontrolloi atë dhe banesën e tij dhe gjeti një sasi kanabisi me vlerë totale afërsisht 33 mijë paund.

BURIMI: STOKE SENTINEL

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kapet shqiptari ne angli kapet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll