Aktualitet

E zbulon nëndrejtori: Saimir Tahirit i shkon 25 euro dita në burg

16 Shkurt 2022, 23:01 Nga DOSJA
E zbulon nëndrejtori: Saimir Tahirit i shkon 25 euro dita në burg

TIRANË– Nëndrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj ka folur për koston e të dënuarve në burgjet e vendit. Në një intervistë për emisionin “Bardh a Zi”, Sufaj bëri një përllogaritje, duke përmendur specifikisht edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili vuan dënimin në burgun e Fierit.  

“25 euro është tarifa që i shkon për një ditë në burg ish-ministrit të Brendshën Saimir Tahiri,”-tha Sufaj në fjalën e tij.

Tahiri u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 3 vite e 4 muaj heqje lirie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dënimi iu dha me 4 Shkurt, e që nga ajo ditë, Tahiri ka qëndruar në ambientet e paraburgimit te 313-ta në Tiranë deri më sot, kur u transferua në burgun e Fierit ku dhe do të vuajë dënimin.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri femi sufaj saimir tahiri denohet saimir tahiri femi sufaj saimir tahiri

Sondazh

Poll