Aktualitet

‘Dhurata’ për Pavarësinë! Dorëzohen lejet e qëndrimit biometrik për shqiptarët e Kosovës

17 Shkurt 2022, 09:00 Nga DOSJA
‘Dhurata’ për Pavarësinë! Dorëzohen lejet e

TIRANË– Me rastin e pavarësisë së Kosovës kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm që prek qytetarët e Kosovës. Me anë të një video të ndarë në ‘Facebook’, Rama ndan pamjet nga brenda ambienteve të Qeverisë, ku ministri Bledi Çuçi ndan lejet e qëndrimit biometrike për shqiptarët e Kosovës.

POSTIMI I RAMËS:

Në 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dua të ndaj me ju lajmin e mirë se tashmë Shqipëria ka nisur me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë. Pata kënaqësi që dy kartat e para t’ia dorëzoja Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë. Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune. Procedurë aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente. Zbatimi i marrëveshjes që nënshkruam më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dëshmon vullnetin tonë për të krijuar të gjitha kushtet e duhura që shqiptarët në të dy anët e kufirit të lëvizin dhe jetojnë pa pengesa. Urime Pavarësia e Kosovës dhe t’i gëzojë dokumentet biometrike Arita me Kushtrimin

(a.b)/;dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kosove lejet e qendrimeve lejet e qendrimeve per kosoven kosove lejet e qendrimeve lejet e qendrimeve per kosoven

Sondazh

Poll