Aktualitet

‘Me blegtorët’/ Fermerët e Beratit ngrihen në protestë, paralajmërojnë bllokim aksesh

17 Shkurt 2022, 08:18 Nga DOSJA

BERAT- Fermerët e Beratit do të ngrihen në protestë ditën e dielë. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, njoftohet se protesta do të mbahet në orën 11:00 të dielën, në aksin rrugor që lidh Lushnjen me Beratin, pranë Urës së Kuçit. Fermerët ankohen për pamundësinë për të nxjerrë fitim nga prodhimet e tyre, ku në shumë raste u është dashur që të marrin kredi për ndërtimin e serave.

Ata janë ankuar për mungesës së fiskalizimit të sektorit të bujqësisë, ku produktet në sera merren me një çmim shumë të ulët, dhe në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit shiten disafish më shtrenjtë.

FERMERËT KËRKOJNË:

1- Subvensionet diskriminuese .
2- Çmimet e plehrave dhe inputeve bujqësore të rritura 3-fish.
3- Çmimi i Naftës

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet berat protesta e fermereve berat protesta e fermereve

Sondazh

Poll