Aktualitet

Tentohet të rrëmbehet një vajzë në Durrës, vihet në pranga autori

17 Shkurt 2022, 08:52 Nga DOSJA
Tentohet të rrëmbehet një vajzë në Durrës, vihet

DURRËS– Një vajzë e re është tentuar që të rrëmbehet në qytetin e Durrësit. Policia informon se autor ishte një 23-vjeçar, i cili dyshohet se e përndiqte prej kohësh, e ka futur me forcë në makinë. Pas ndërhyrjes së policisë, 23-vjeçari është vënë në pranga, dhe tashmë do të akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mori me forcë në automjet, një shtetase që e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 23 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K. B., i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres tentohet te rrembehet nje vajze arrestim ne durres durres tentohet te rrembehet nje vajze

Sondazh

Poll