Politike

Meta s’u shkarkua nga GJK/ Këshilltari ligjor: Kush qëndron i palëkundur, s’rrëzohet

16 Shkurt 2022, 23:25 Nga DOSJA
Meta s’u shkarkua nga GJK/ Këshilltari ligjor: Kush qëndron i

TIRANË- Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të mos e shkarkojë nga detyra e Kreut të Shtetit. Me anë të një postimi në Facebook, Dervishaj shkruan se kush qëndron i palëkundur me të vërtetën kurrë nuk rrëzohet, si një metaforë për punën e tij si avokati i kreut të shtetit në procesin gjyqësor.

“Kush qëndron i palëkundur me të vërtetën kurrë nuk rrëzohet. E vërteta na çliron ne, shoqërinë tonë, dhe krenon këdo që ecën në të,”-shkruan ai.

Ilir Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Kështu ka vendosur mbrëmjen e të mërkurës, Gjykata Kushtuese, e cila nuk e ka pranuar kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij. Sipas trupës gjykuese të Gjykatës Kushtetuese, Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk do të shkarkohet.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledar dervishaj gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 bledar dervishaj gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll