Politike

Berisha: Rama në SHBA shkoi për të lobuar për Vuçiç

16 Shkurt 2022, 17:41 Nga DOSJA
Berisha: Rama në SHBA shkoi për të lobuar për

DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA. Gjatë takimin me banorët e Katundit të Ri, në Durrës, Berisha tha se Rama nuk shkoi në SHBA për interesat e vendit, po për të lobuar për Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ballkani i Hapur është një goditje e madhe. Në vetvete është vendosje e hegjemonisë serbe në rajon. Ballkanin e Hapur nuk e firmos as Kosova dhe as Mali I Zi. Ballkanin e Hapur e firmos Rama që s’ka asnjë metër kufi me Serbinë. Lajmi që solli nga vizita ne SHBA ishte se SHBApërkrahin Ballkanin e Hapur. Sikur shkoi atje për të lobuar për Vuçiç dhe jo për interesat kombëtare shqiptare. Çka nuk u tha në komunikatën e SHBA. Ramën e ka kap Vuçiç për zverku. Ky është një anti-shqiptar i mirëfilltë. Kjo votë duhet të jetë votë shprese dhe ndryshimi,” tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama sali berisha aleksander vucic edi rama sali berisha

Sondazh

Poll