Politike

Gara për Durrësin, Berisha: Kandidati i Bashës është në urdhrat e Ramës

16 Shkurt 2022, 17:31 Nga DOSJA
Gara për Durrësin, Berisha: Kandidati i Bashës është

DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kandidati për kryebashkiak në Durrës Luan Hoti, i vendosur nga Basha është nën urdhrat e Kryeministri Edi Rama. Gjatë një takimi me banorët e Katundit të Ri në Durrës, Berisha tha se Basha nuk del më nga selia, pasi demokratët nuk e presin më, për gazin lotsjellës që u hodhi.

“Kush do të jetë kryetar bashkie do ta përcaktojë vota juaj. kur e cakton kryetari vare nga kryetari dhe nuk shërben. Zoti Hoti refuzoi nuk erdhi. sepse sekretar ishte i emëruar, nga sekretar Lul brava e emëroi kryetar pa votë. Jo vetëm kaq, ju e dëgjuat Ardi Mukën dhe tha jam marrë gjithë jetën me biznes nuk kam trokit asnjëherë për tendera në dyert e qeverisë. Kandidati i Lul bravës është nën sqetullën e Edi Ramës. Ka monopolin e shërbimeve detare nga Saranda deri në Shëngjin. kur unë të jap ty të gjitha portet dhe nuk bëj një garë, por i ka dhënë të gjitha portet në një mënyrë anti-ligjore. Ty kaq shumë të do Edi Rama Luan sa këtë nder që të ka bërë ty nuk ia ka bërë asnjë socialisti tjetër. Ne nuk jemi këtu për monopole, jemi për garën e lirë.

Tani brava nuk del dot nga selia. Filloi të bëjë një tur e priti siç e meritonte sepse u hodhi gaz. Të zemëruar demokratët nuk e pritën. Tani nuk del, por me ndihëm e Edi Ramës ka konfiskuar logon. Sta garojnë me logon e PD. U thonë të tjerëve q ë nuk jemi as me Bashën dhe Berishën, por me logoin. Por logon e ka rrëmbyer Edi Rama.

Me Lulzim Bashën ka vetëm humbje sepse ai i shërben Edi Ramës. Ju e keni marrë vesh historinë e portit të Durrësi, është aferë e madhe. Është kompani Rama-Basha. Mundet një kryeministër të bëjë dhuratë truall ndërtimi, por i merr për vete me këtë mekanizëm. Ka qetësuar edhe këtë tjetrin. Opozita duhet të heshte dhe e bëri ortak”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan hoti sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 luan hoti sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll