Politike

Gara për Durrësin, Muka: Do ta shkulim arrogancën në bashki

16 Shkurt 2022, 16:46 Nga DOSJA
Gara për Durrësin, Muka: Do ta shkulim arrogancën në bashki

DURRËS- Kandidati për kryebashkiak i Durrësit, Ardian Muka nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, ka deklaruar se kur të vijë në pushtet, do ja heq arrogancën bashkisë. Gjatë një takimi më banorët e Katundit të Ri në Durrës, Muka tha se nga data 6 mars do të kthehet opozita në vend.

“Më 6 mars, do ia kthejmë Durrësin qytetarëve. Ne do të fitojmë. Jam kosovar nga mamaja. Ne do i japim qytetit një fytyrë qytetare, do shkulim arrogancën në bashki për të vendosur atë që dimë të bëjmë më mirë, që të kthejmë Bashkinë e Durrësit në duar të njerëzve të thjeshtë. Unë vij nga bota e biznesit, kam paguar taksat në rregull, kam punësuar dhjetëra punonjës, që i kam parë si pjesë të familjes sime e nuk kam marrë asnjë para publike. Unë jam Ardi Muka, një nga ju. Data 6 mars është fitore për demokracinë. Më 6 mars qytetarët do votojnë për veten e opozita të kthehet në forcë për të marrë qeverinë e për të udhëhequr Shqipërinë, për ta çuar vendin drejt rrugës së BE, që gjithmonë ne kemi kërkuar”, tha Muka.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardian muka zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardian muka zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll