Politike

Paralajmëron Berisha: Kjo pranverë do të jetë e protestave të fuqishme!

16 Shkurt 2022, 19:55 Nga DOSJA
Paralajmëron Berisha: Kjo pranverë do të jetë e protestave

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta kundër qeverisë së pasardhësit të tij në detyrë, Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë intervistës për emisionin “UniversAL”, Berisha tha se populli do të ngrihej kundër asaj që ai e quan “narkoshtet”, por sërish nuk ka dhënë asnjë datë konkrete.

“Pranvera që vjen do të jetë pranverë protestash të fuqishme përpjekjes të mëdha për të shpëtuar nga kjo qeveri narkoshteti. Në Shqipëri janë nënshkruar 250 tendera sekretë. Lufta kundër korrupsiunit do të jetë përparësia madhore në qeverisjen e ardhshme të PD. Disa praktika, mekanizma dhe dorëzimi i  dosjeve në prokurori do të jetë një domosdoshmëri që sot Prokuroria hap proces për të vënë kapak aferave gjigante, siç ëshë rasti i ministrit Koka. Ai ka kryer vepër penale por problemi është që fondi për inceneratorët nuk ka ekzistuar nga Ministria e Mjedisit. Fondi është marrë nga rezervat. Do bëj gjithçka që ligji të veprojë,”-tha Berisha në fjalën e tij.

Më pas shtoi se lufta kundër korrupsiunit do të jetë përparësia madhore në qeverisjen e ardhshme të Partisë Demokratike, i bindur për suksesin e tij në udhëheqjen e opozitës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll