Aktualitet

Dosja Çapja, Greqia vendos ekstradimin Olsi Lekut, dëshmon në GJKKO vajza e familjes Beqiri

16 Shkurt 2022, 23:13 Nga DOSJA
Dosja Çapja, Greqia vendos ekstradimin Olsi Lekut, dëshmon në

ATHINË– Autoritetet greke kanë vendosur që të ekstradojnë për në Shqipëri vrasësin me pagesë Olsi Lekun. “ABCNews” raporton se Olsi Leku, i cili njihet si anëtar i grupit të Çapjave në Elbasan, do të kërkohet që të dëshmojë në procesin e nisur në GJKKO. Ndërkohë që sot, në sallën e gjyqit ka shkuar vajza e motra e Nezir dhe Gentian Beqirit, të cilët u vranë brenda banesës së tyre në gusht të vitit 2012.

Pas saj, pritet që në bankën e të akuzuarit të ulet Olsian Leku, të cilit  pritet t’i ofrohet edhe statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Kjo pasi vrasja e babë e bir nuk është e vetmja ngjarje kriminale në të cilën është përfshirë për llogari të grupit të Çapjave. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Leku do të pranojë ofertën e autoriteteve shqiptare.

Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari Gentjan Beqiri është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër” të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit. Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup. Ervis Bardhi, bashkëpunëtori i Olsi Lekut ka vendosur që të rrëfehet duke treguar se të dy e kanë kryer vrasjen e dyfishtë. Për vrasjen po gjykohet Ardian Çapja, i cili mendohet se është porositësi, pasi Beqiri i vrau të vëllanë, Sokolin. Ndërsa veç tij, para drejtësisë janë edhe Klajdi Dokolli, Ervis Bardhi dhe Etjen Cani. Ndërsa Florent Capja ndodhet larg Shqipërisë, në Emiratet e Bashkuara.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentian beqiri olsi leku vrasja e gentian beqirit vrasja e nezar dhe gentian beqirit gentian beqiri olsi leku vrasja e gentian beqirit vrasja e nezar dhe gentian beqirit

Sondazh

Poll