Aktualitet

“Gjyqi ndaj Thaçit mund të zgjasë mbi 10 vite/ Avokati: Deri tani ka kushtuar 180 mln euro

16 Shkurt 2022, 22:05 Nga DOSJA
“Gjyqi ndaj Thaçit mund të zgjasë mbi 10 vite/ Avokati:

TIRANË– Dastid Pallaska, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po përballet me akuza për krime lufte në Hagë, deklaron se edhe nëse klienti i tij shpallet i pafajshëm nuk mund të kërkojë dëmshpërblim për arrestimin. Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Pallaska theksoi se me ritmin që po ecën procesi gjyqësor ndaj Thaçit mund të zgjasë edhe mbi 10 vite.

PJESË NGA BISEDA:

Fevziu: Çështja mund të zgjasë dhe mbi 10 vite?

Pallaska: Më këtë mënyrë menaxhimi të prokurisë po, absolutisht po. Baza ligjore për të kërkuar një kompensim nëse dalin të pafajshëm nuk është e qartë. Kompensimi bëhet kur arrestohet dhe paraburgoset në mënyrë të kundërligjshme. në këtë rast është kërkuar nga gjykata.Avokati i Hashim Thaçit, Dastid Pallaska deklaron se kostoja e procesit gjyqësor në Hagë ndaj të ish-zyrtarëve të arrestuar në Kosovë ka shkuar në 180 milionë euro deri në muajin qershor.

Por zgjatja e kohës së gjykimit, rrit edhe kostot e procesit. Pallaska tha se kostoja do të rritet edhe më tepër pasi procesi gjyqësor do të mund të vijojë me vite. Ndërsa deri më tani kostot për 4 të akuzuarit ka shkuar deri më 180 milionë euro.

“Si pas raporteve, deri në qershor të viti 2021 ka shkuar në 180 milionë euro. Gjykata operon me një kryetare dhe një gjyqtar të procedurës paraparake, ndërsa lista e gjyqtarëve paguhen nëse aktivizohen,”-shtoi ai.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dastid pallaska hashim thaci dastid pallaska hashim thaci

Sondazh

Poll