Aktualitet

Dedikuar “çikave”! Kështu do të duket monumenti i ‘Newborn’, kuptimi i temës “Winged WomenR

16 Shkurt 2022, 21:14 Nga DOSJA
Dedikuar “çikave”! Kështu do të duket monumenti i

PRISHTINË– Ashtu siç edhe është traditë për çdo përvjetor të Pavarësisë, ndryshon sërish pamje monumenti i “Newborn”. Autori i veprës, Fisnik Ismaili ka publikuar imazhet e asaj se si duket monumenti NEWBORN duke zbuluar edhe kuptimin e temës “Winged Women – Gratë me Krahë”, e cila i dedikohet gruas dhe arritjeve që kanë shënjuar në sport xhudistet nga Kosova, të cilat u quajtën “çikat e arta” për shkak të medaljeve që morën. 

“Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet grues. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne. Winged Women – Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEëBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment!,”-shkruante ai në Facebook.

Çdo vit është kthyer në traditë që të ndryshojë faqe! Monumenti u zbulua për herë të parë më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Monumenti përmban fjalën angleze “Newborn”, që u zgjodh për ta përshkruar ditëlindjen e një shteti të ri.

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni fisnik ismaili newborn pavaresia e kosoves prishtine fisnik ismaili newborn pavaresia e kosoves prishtine

Sondazh

Poll