Mbledhja e grupit! PD ende pa emra për 2 komisionet, nesër do vetëpropozohen tek Alibeaj
16 Shkurt 2022, 14:26Nga DOSJA
TIRANË– Mbrëmjen e sotme, Partia Demokratike ka mbledhur grupin Parlamentar për të zgjedhur emrat e anëtarëve të komisionit të posaçëm Zgjedhor dhe asaj Territoriale. Edhe pse mbledhja kishte qëllim formimin e dy grupeve, emrat nuk kanë dalë. Nga Kryesia e Partisë Demokratike është vendosur që deputetët, të cilët duan të merren dhe të japin kontributin e tyre tek të dy reformat, të vetëpropozohen te kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj. Më pas lista do të përpilohet dhe do të bëhet me dije para seancës plenare. Po nesër, gjatë seancës plenare pritet të miratohen anëtarët e të dy Komisioneve, bashkë me të zgjedhurit e Partisë Socialiste. Po ashtu, në mbledhjen e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha kishte si fokus të diskutimeve me deputetët edhe çështjen e inceneratorëve, ku kreu i PD-së tha se është kapur e gjithë kupola e socialistëve, ndërsa ndër të tjera kërkoi edhe angazhim për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Sot janë zbardhur emrat që ka propozuar Partia Socialiste për të qenë pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri, ndërsa anëtarët janë: deputetët që janë propozuar: Toni Gogu, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Blerina Gjylameti, Klevis Xhoxhi, Blendi Klosi dhe Arben Pëllumbi. PD deri më tani nuk ka nxjerrë asnjë emër për zgjedhoren. Por mbetet qw tw mwsohet se cilwt demokratw do tw kenw pwrballw.
Por si erdhi PD në një tryezë për Reformën Territoriale? Pasi dha votën pro për zgjatjen e afatit për organet e Vettingut, PD “shpalli” fitoren, pasi mori dakordësinë e maxhorancës për të ngritur një komision ku do të bëhen propozime dhe ndryshime për Reformën Territoriale. Më 10 shkurt, Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit dhe tashmë pritet që të enjten të bëhet zgjedhja e emrave që do të jenë pjesë e tij. Teksa PD kërkon të imponohet në këtë proces, për kryeministrin Edi Rama zgjidhja në rast mosdakordësie është referendumi. PD kërkon rikthimin e komunave dhe më shumë njësi vendore se 61 bashki që është aktualisht duke e cilësuar si hartë elektorale ndarjen aktuale që është bërë nga PS. Në vitin 2014, PS miratoi bashkë me LSI dhe PDIU Reformën aktuale Territoriale, e cila reduktoi numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki. Asokohe, Partia Demokratike e bojkotoi procesin dhe prej 8 vitesh kërkon një reformë të re.
Ditën e sotme emisioni “Stop” trajtoi rastin e një qytetareje, e cila thotë se noterja Majlinda Lleshi ka falsifikuar testamentin e vjehrrës së saj. Qytetarja A...
Pjesa e tretë/ Në ShënjestërBABAI I ALQI BLLAKOSPor sikur mos t’u mjaftonte fakti që jo vetëm kanë grabitur pa asnjë lloj skrupulli financat publike me kompani ...
KROACI- Një nga rrjetet më aktive të kontrabandës së kokainës në Evropë, i organizuar nga mafia shqiptare, u shpërbë në një aksion ndërkombëtar nga Eurojust dhe...
SARANDË– Qyteti i Sarandës po përballet me mungesë të energjisë elektrike. Kjo pasi gjatë pasdites së sotme në zonë ka pasur një defekt, pasi një kab...
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar dëshminë e dhënë nga Lulzim Basha për prokurorët belgë disa ditë më parë në Strukturën e Posa&ccedi...
SERBI- Deputeti shqiptar në Serbi Shaip Kamberi do të kandidojë për një mandat tjetër. Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka falenderuar anëtarët e Part...