Aktualitet

“26-vjeçari shqiptar dënohet për drogë në Angli: Gruaja humbi punën, s’kisha ç’të bëja…

16 Shkurt 2022, 20:55 Nga DOSJA
“26-vjeçari shqiptar dënohet për drogë në

BRITANI E MADHE- Një 26-vjeçar shqiptar është kapur me kanabis në Britani të Madhe duke u dënuar me 1 vit burg. 26-vjeçarit Andi Salaj u kap me drogë teksa ishte duke drejtuar makinën, brenda të cilës iu gjet droga dhe paratë. Efektivët kanë shkuar dhe në banesën e tij, duke gjetur akoma më shumë kanabis dhe para cash, në total rreth 25 mijë paund. Ai u deklarua fajtor për posedim të një droge me qëllim shpërndarjen e saj dhe u dënua me 12 muaj heqje lirie.

Por avokatja e tij kërkoi ulje të dënimi pasi shqiptari kishte qenë i detyruar t’i hynte kësaj rruge pasi gruaja e tij kishte humbur punën dhe ai ishte ‘ngushtë’ për para për të ushqyer fëmijën e tyre.

“Në atë kohë Salaj kishte probleme financiare. Gruaja e tij humbi punën pasi biznesi ku punonte u mbyll. Ai nuk mund të punonte në mënyrë të ligjshme dhe duke qenë në vështirësi për para i hyri kësaj rruge,”- u shpreh avokatja e tij Alison Whalley. Ndërsa gjykatësi iu drejtua shqiptarit dhe i tha: Kur i hyre kësaj rruge nuk e dije që po ndërmerrje një rrezik të madh. E dije se po bëje diçka të paligjshme. Ti ke mbështetjen e një gruaje të mirë, e cila nuk do që të të humbasë. Nëse nuk je mjaftueshëm i fortë për t’i rezistuar ofertave që të vijnë nga trafikantët e drogës dhe i dorëzohesh presioneve të tilla atëherë të pret burgu”

Si përfundim, Salajt u dënua me kusht dhe dënimi 1 vjeçar iu konvertua në 180 orë punë pa pagesë në komunitet.

Marrë nga stokesentinel.co.uk

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli arrestohet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll