Aktualitet

Arrestohet shqiptarja! ‘Skifterja’ nga Belshi bënte namin me grupin duke vjedhur në Greqi

16 Shkurt 2022, 21:56 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptarja! ‘Skifterja’ nga Belshi bënte namin me

GREQI– Një 27-vjeçare shqiptare nga Belshi i Elbasanit është vendosur në pranga nga Policia greke, pasi bashkë me 10 persona të tjerë akuzohet për grup të strukturuar kriminal. Shqiptarja dhe “shokët” e grupit vidhnin rrugëve të Greqisë.

Mes të arrestuarve shtatë prej tyre janë gra, ku bën pjesë edhe shqiptarja e quajtur Evthimia Arjan Tafani nga Belshi, e lindur në vitin 1995. Si shqiptarja, edhe të tjerët, janë prangosur që më 1 shkurt të këtij viti por sot janë publikuar të dhënat për veprat penale për të cilat akuzohen që ata kishin kryer.

Ata akuzohen për drejtimin e një organizate kriminale, formimin e saj dhe anëtarësim në organizatë kriminale për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjes dhe grabitjes, grabitjes në grup, vjedhje, kryer nga dy ose më shumë persona të organizuar dhe asgjësimi i produkteve të veprës penale (vjedhjes), armëmbajtje pa leje, armëmbajtje për gjueti pa leje dhe gëzhoja për armë gjuetie, mbajtje pa leje municioni dhe posedim pa leje të sendeve të tjera të palejueshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet belsh evthimia arjan tafani greqi kapet shqiptarja ne greqi belsh evthimia arjan tafani greqi kapet shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll