Aktualitet

Kamberi: Do kandidoj për një mandat tjetër për deputet

16 Shkurt 2022, 20:27 Nga DOSJA
Kamberi: Do kandidoj për një mandat tjetër për deputet

SERBI- Deputeti shqiptar në Serbi Shaip Kamberi do të kandidojë për një mandat tjetër. Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka falenderuar anëtarët e Partisë për Veprim Demokratik dhe është zotuar të vazhdojë politikën që ka ndjekur.

Postimi i Plotë:

KANDIDOJ PËR MANDAT TË RI! Falenderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi. Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë. Vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi. Faleminderit të gjithë juve që po më përkrahni masivisht për një mandat të ri. Kjo më jep forcë, kurajo dhe besim. Vazhdojmë bashkë!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet rajoni shaip kamberi shaip kamberi

Sondazh

Poll