Politike

Sherr e të qeshura në Komision! Tabaku: Po na mbani peng. Ajazi: Si nënë e grua sillu mirë

16 Shkurt 2022, 14:33 Nga DOSJA
Sherr e të qeshura në Komision! Tabaku: Po na mbani peng. Ajazi: Si

TIRANË– Debat i fortë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve! Socialisti Besjon Ajazi u përplas me kryetaren e Komisionit, Jorida Tabaku. Kjo e fundit me tone të larta tha se Ajazi kishte mbajtur peng mbledhjen duke dashur të pengojë zhvillimin e saj. Ndërsa Ajazi i tha se duke qenë se Tabaku ishte nënë e grua duhet të kishte kujdes me tonet. 


Pjesë nga biseda: 

Ajazi: E keni të gjithë dashamirësinë tonë për të vijuar me këtë Komision, por nuk mund të kemi abuzim, e thashë që në orën 10 të mëngjesit, thotë Boçi

Jorida Tabaku: Të lutem, me komentet e Boçit, Ajazi të kemi duruar që në mëngjes, ke mbajtur peng Komisionin që në mëngjes për katër orë rreth

Ajazi: Ju lutem

Jorida Tabaku: Ruaj qetësinë

Ajazi: Kryetare të mbarojë procedurën që kërkova

Jorida Tabaku: Kemi pyetje

Ajazi: Po edhe pyetjet s’janë pa fund. Pse duhet të bëjmë….

Jorida Tabaku: Suflerin nuk e bën dot, do të dëshmosh, do të thërras si dëshmitar

Ajazi: Si nënë e grua drejtoje mirë këtë komision, nuk ju shkon bullizimi

Jorida Tabaku: Ç’lidhje ka me mua kjo gjë si nënë? Ç’është kjo sjellje patetike (qesh) Nuk më komplekson as mua dhe as zotin Boçi me këto.

LAJM KRYESOR: Ndërpritet Komisioni për Inceneratorët, dëshmitarja qan, Spaho braktis sallën (Debate)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022 komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022

Sondazh

Poll