Politike

Tabaku shkrihet së qeshuri: Atë foton me kornizë mavi e dua patjetër

16 Shkurt 2022, 14:43 Nga DOSJA
Tabaku shkrihet së qeshuri: Atë foton me kornizë mavi e dua

TIRANË– Të qeshura në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Dëshmitari i radhës, kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja paraqiti disa foto në Komision. Këto imazhe, socialistja Antoneta Dhima tha se duhen marrë dhe ruajtur. Duke qeshur, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku tha se me domosdoshmëri donte atë me kornizë mavi. 

Pjesë nga biseda: 

Antoneta Dhima: Të gjitha fotot që paraqiti zoti Llatja dua të administrohen si prova

Jorida Tabaku: Po, patjetër (qeshin)

Antoneta Dhima: Ju mud të qeshni, por prova është provë. Ju thatë dhe krimi e fantazma, por kur shkuam atje, s’kishte as krim dhe as fantazëm

Jorida Tabaku: Këtë foton me kornizë mavi e dua patjetër.

LAJM KRYESOR: Ndërpritet Komisioni për Inceneratorët, dëshmitarja qan, Spaho braktis sallën (Debate)

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022 jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022

Sondazh

Poll