Politike

Berisha: Durrësit në pushtetin e PS-së i është 10-fishuar betoni

16 Shkurt 2022, 16:54 Nga DOSJA
Berisha: Durrësit në pushtetin e PS-së i është

DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Durrësi në drejtimin e Partisë Socialiste i është shtuar betoni me 10-fish. Gjatë takimin me banorët e Katundit të Ri në Durrës, së bashku me kandidatin për kryebashkiak Ardian Mukën, tha se vota për të në primare do të jetë edhe në 6 mars. Ai tha se një votë më tepër për Mukën, është një votë, që do të mbjellë shpresën për Durrësin.

“Durrësi, ka rreth 22 vite që qeveriset nga PS. Dhe nëqoftëse  e pyesni veten, nëqoftëse qytetarët e Durrësit e pyesin veten se çfarë ka ndërtuar në Durrës këto 22 vite, më shumë se çdo tjetër është 10-fishuar ose 20-fishuar betoni dhe vetëm betoni. Është bërë një qytet ndër më problematikët sa i takon urbanistikës. Nëse shkon në Spitallë atje je si me qenë në një lagje ku s’ka lidhje me infrastrukturën e qytetit, me banorë të braktisur. E gjitha kjo është kryekëput vepër e keqqeverisjes së PS dhe Vangjush Dakos, i cili kishte vetëm një objektiv, të shesë sa më shumë beton dhe të pasurohet sa më shumë.

Vota që i dhatë Ardian Mukës në primare, vota që do të jepni në 6 mars, përbëjnë një detyrim madhor që të vijë të ulët dhe të bashkërendojë të gjitha veprimet me ju dhe të bëjë gjithçka që të zgjidhë problemet tuaja. Vota për 6 marsin, kam bindjen se ju e keni shumë të qartë, është një votë shumë më tepër se sa për Durrësin, është një votë para së gjithash për të mbjellë shpresën, sepse është dëshpërimi që mbjell çdo ditë kjo qeverisje, ajo që largon fëmijët nga prindërit, le vetëm prindërit, por edhe ata i le pa një të ardhme të sigurt, marrin rrugët e dheut, më shumë se të gjithë popujt e tjerë në Europë”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardian muka sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardian muka sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll