Politike

VD-Kryebashkiaku i Elbasanit dëshmon për Inceneratorët: S’di gjë për emergjencë mjedisore

16 Shkurt 2022, 13:45 Nga DOSJA
VD-Kryebashkiaku i Elbasanit dëshmon për Inceneratorët:

TIRANË– Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka rinisur. Personi që po merret në pyetje është kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. Ky i fundit i pyetur për emergjencën mjedisore tha se nuk kishte dijeni për diçka të tilllë. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku e pyeti dhe nëse ka pasur kontakte me Klodian Zoton dhe Llatja tha se nuk dinte që Bashkia e Elbasant të ketë pasur komunikim. 


Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: Keni pasur kontakteme Klodian Zoton?

Gledian Llatja: Nuk di që Bashkia të ketë pasur kontakte me Zoton.

Luçiano Boçi: Kush ishte drejtor bashkie?

Gledian Llatja: Qazim Sejdini

Luçiano Boçi: Në raport flitet për incenerim apo jo?

Gledian Llatja: Është një studim i madh, nëse e doni të gjithë raportin e vëmë në dispozicion, flitet për venddepozitim mbetjesh

Luçiano Boçi: Venddepozitim mbetjesh është landfill, jo incenerator. E dua të saktë flitet apo jo për incenerim?

Gledian Llatja: Nuk di ta them

Luçiano Boçi: Në vitin 2014 u shpall emergjenca mjedisore, a është mbyllur?

Gledian Llatja: Absolutisht Bashkia e Elbasanit ka akoma një çështje që nuk është zgjidhur. Ndërsa për ndotjen ka marrë zgjedhje dhe ka marrë zgjidhjen e duhur. Ndotja u agravua vit pas viti. Nuk jam në dijeni të shkresës së Sejdinit të vitit 2014. Një akt të tillë nuk ka pasur në dijeninë time. 

LAJM KRYESOR: Ndërpritet Komisioni për Inceneratorët, dëshmitarja qan, Spaho braktis sallën (Debate)

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gledian llatja jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022 gledian llatja jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022

Sondazh

Poll