Aktualitet

ARTIKULLI/ Belgjika e ‘ashpër’ me Dubain: Strehë kriminelësh, s’ekstradoi as Eldi Dizdarin

16 Shkurt 2022, 15:51 Nga DOSJA
ARTIKULLI/ Belgjika e ‘ashpër’ me Dubain: Strehë

BELGJIKË– Belgjika është e pakënaqur nga Emiratet e Bashkuara pasi nuk i ka dhënë ‘OK’-n ekstradimit të ‘kokës’ së grupit të kokainës, Farhan Bouzambou. Në artikujt e mediave belge shkruhet se që nga dënimi i tij në tetor 2021, Bouzambou ka qenë në krye të listës së Interpolit, por i është fshehur drejtësisë në Dubai.

Dhe teksa përmendin rastin e Farhan Bouzambou që duhet të vuajë 11 vite burg në Belgjikë, mediat shkruajnë se ai nuk është i vetmi që largohet drejt Dubait, pasi kështu kanë zgjedhur të veprojnë edhe të tjerë. Këtu citohet emri i Eldi Dizdarit të njohur dhe me identitetin Denis Matoshi. Në artikull, Matoshi cilësohet si mbreti i drogës shqiptare.

Mediat ngrenë shqetësim për refuzim ekstradimesh nga ana e Dubait duke shtuar se ky do të jetë një test i rëndësishëm për ministrin e Drejtësisë Vincent Van Quickenborne. Edhe ekstradimi i një tjetër të dënuari, Nordin El Hajjioui (‘fat Nordin van den Dam’) u refuzua për arsye procedurale. 

Emiratet e Bashkuara sipas mediave belge, kanë refuzuar gjithashtu të ekstradojnë bosët e mëdhenj të drogës si bosi i ‘Camorra’, Rafaele Imperiale. Për këto arsye, mediat belge e konsiderojnë Dubain si ‘shtëpinë e kriminelëve’.

Farhan Bouzambou, personi që kërkon Belgjika prej disa vitesh jeton në Dubai, ku ka hapur dhe biznese, drejton një kompani ku jep makina me qira e një restorant që ka marrë shumë emër në zonë. 

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denis matoshi eldi dizdari denis matoshi eldi dizdari

Sondazh

Poll