Aktualitet

Shpërthim tritoli në një ndërtesë në 2020 në Shëngjin, kapet 21-vjeçari në Lezhë

16 Shkurt 2022, 12:56 Nga DOSJA

LEZHË – Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeccar nga Fushë-Kruja pasi është shpallur fajtor për një ngjarje të ndodhur në nëntor 2020 në Shëngjin. I riu me inicialet A.S. vendosi një sasi eksplozivi në një ndërtesë në Shëngjin, e cila ishte në pronësi të L.GJ. Në këtë ngjarje ai ka bashkëpunuar me një tjetër person.

Në 11 nëntor 2021, Gjykata e Lartë caktoi masën arrest me burg për A.S., duke e shpallur fajtor për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” “Kanosja”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

NJOFTIMI I POLICISË:
Në orët e para të mëngjesit, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër dhe Drejtorinë Vendore Policisë Durrës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. S., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Për këtë shtetas, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin penal të datës 11.11.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” “Kanosja”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, pasi dyshohet që në datën 19.11.2020, në Shëngjin, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar në dhjetor 2020, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”), kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shperthim me tritol ne shengjin shperthim me tritol ne shengjin

Sondazh

Poll