Politike

6 marsi,Rama: Përballë kemi forca që janë në nxjerrje kunji, s’është betejë ‘jetë a vdekje’

15 Shkurt 2022, 19:45 Nga DOSJA
6 marsi,Rama: Përballë kemi forca që janë në nxjerrje

SHBA- Kryeministri Edi Rama nuk i ka quajtur të fortë kundërshtarët që ka në zgjedhjet e pjesshme më 6 mars. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama tha se dëshiron që probloemet e njerëzve të zgjidhen, por ka shtuar se është në duar të tyre që të zgjedhin kryebashkiakët.

“Tani jemi në një fazë përfundimtare me 6 kandidatë që ofrojnë për komunitetet vlerat dhe aftësitë e tyre. Ne jemi për bashkim dhe jo ndarje. Duam të trajtojmë problemet e komuniteteve. Përballë kemi forca që janë në nxjerrje kunji, kush jam unë e ti. Janë aty ku janë prej dy drejtuesëve të tyre, janë pengje të të shkuarës. I takon qytetarëve që të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kjo nuk është betejë për jetë a vdekje për ne. Është ofertë për komunitetet,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Rama: Historike. Presidenti: Presim bashkëpunim

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 edi rama zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll