Aktualitet

Stafuka rikthehet në qeli! Eksploziv godinës, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit

16 Shkurt 2022, 08:07 Nga DOSJA
Stafuka rikthehet në qeli! Eksploziv godinës, Gjykata e Lartë

LEZHËAngli Stafuka do të rikthehet sërish në burg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit që e la Stafukën të lirë kundrejt garancisë pasurore. I riu dyshohet si autor për vendosjen e sasisë plasëse në një godinë e cila ishte në ndërtim në Shëngjin. Stafuka ështe arrestuar më parë me urdhër të Prokurorisë Lezhë për ngjarjen, por u la i lirë nga Apeli i Shkodrës, vendim të cilin Gjykata e Lartë e konsideron në shkelje të ligjit procedurial.

Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2020. Angli Stafuka dhe Erald Pajtani dyshoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e vendosjes së eksplozivit në objektin në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Fillimisht u ndalua nga Policia Erald Pajtani dhe pas hetimeve, rreth 7 muaj pas ngjarjes, u zbulua dhe arrestua edhe bashkëpunëtori tjetër, 21- vjeçari Angli Stafuka.

Dy të rinjtë i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen, por duke i referuar dosjes hetimore, prokuroria përmes pamjeve filmime dhe qelizave telefonike, ka arritur të zbulojë implikimin e dy të rinjve në vendosjen e lëndës plasëse në objektin në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet angli stafuka liman gjoka angli stafuka liman gjoka

Sondazh

Poll