Aktualitet

EMRAT+FT:Çmontohet grupi i drogës në Britani, kapet ‘Daku’,kokaina poshtë krevatit të bebit

15 Shkurt 2022, 21:11 Nga DOSJA
EMRAT+FT:Çmontohet grupi i drogës në Britani, kapet

BRITANI E MADHE- Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 10 vjet burg një trafikant shqiptar të kokainës, pasi u pikas nga Policia duke përdorur aplikacionin e mesazheve “Encrochat”. Shqiptari Taulant Stoica, 35 vjeç, përdori aplikacionin sekret për të rregulluar marrëveshje me vlerë miliona paund në Londër dhe Bristol. Me mesazhe të koduara, ai i jepte udhëra miqëve të tij gjithashtu të arrestuar, Muhamet Qosja, 30 vjeç dhe Eduart Haxhini, 39 vjeç. Qosja e ruante kokainën që do t’ua shpërndante tregtarëve të rrugës nëpër Londër, duke e mbajtur nën krevatin e një fëmije. 

Brenda automjetit të tij, oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) gjetën 23,000 £ në para, ndërsa në momentin që u prangos, ai iu mburr oficerëve se ai hyri fshehurazi në Britani ilegalisht në vitin 2014 dhe vendosi të merrej drogë sepse ‘paguhej mirë’. Por përfundoi në burg. Pasi u kontrollua telefoni i Qosjas aty u gjet një kontakt me emrin ‘Daku’ (shoku) që përputhej me numrin e Stoicës.

Mesazhet tregonin komunikimin mes dy shqiptarëve, me Stoicën që drejtonte Qosjan përmes një kodi postar për të dorëzuar kokainën. Ndërsa nga ana tjetër Haxhini, i cili jetonte pranë Stoicës u arrestua me shokun e tij Sokol Ajazi, 36 vjeç, pasi në makinë kishin 1 kile kokainë. Haxhini u dënua me 2 vite burg, ndërsa Ajazi u burgos me 5 vite heqje lirie. 

EncroChat u bë një platformë standarde e mesazheve për krimin e organizuar, ku kriminelët flisnin për pazare masive droge, pastrim parash, zhvatje, rrëmbime dhe madje edhe vrasje duke menduar se ishte 100% i sigurtë. Por ndodhi e kundërta…

Marrë nga Dailymail

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne angli britaninë e madhe eduart haxhini muhamet qosja taulant stoica arrestohen shqiptaret ne angli britaninë e madhe eduart haxhini muhamet qosja taulant stoica

Sondazh

Poll