Aktualitet

PD mbledh nesër grupin parlamentar: Të angazhuarit në fushatë të vijnë më herët (MESAZHI)

15 Shkurt 2022, 22:02 Nga DOSJA
PD mbledh nesër grupin parlamentar: Të angazhuarit në

TIRANË– Ditën e nesërme në orën 20:00, në selinë e Partisë Demokratike do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar. Sipas të dhënave të para lidhur me takimin mes demokratëve është njoftuar se diskutimet do të bëjnë fjalë për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

“Nesër ne orën 20:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi. Deputetet që janë të angazhuar në fushatë, mbledhjen respektive te shtabit mund ta zhvillojnë më herët në mënyrë që të jemi prezentë të gjithë në mbledhjen e grupit. Ju faleminderit,”-thuhet në mesazhin dërguar deputetëve, siguruar nga Panorama.al.

Ndërkohë që më pas nuk dihet se si do të rrjedhin diskutimet në mbledhje. Kjo pasi sot PD nisi konsultimet për reformën territoriale që sipas kryedemokratit ishte mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur qeverisjen vendore në shërbim të njerëzve dhe për ta decentralizuar nga pushteti qendror.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike pd pd mbledh grupin parlamentar 16 shkurt 2022 pd pd mbledh grupin parlamentar 16 shkurt 2022

Sondazh

Poll