Aktualitet

Vidhen pajisje me vlerë 5 mijë euro! Autorët i shisnin për skrap, arrestohen 3 persona

16 Shkurt 2022, 07:51 Nga DOSJA
Vidhen pajisje me vlerë 5 mijë euro! Autorët i shisnin për

ELBASAN– Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi dyshohen si autorë të vjedhjes së disa pajisjeve me vlerë 5000 euro. Në pranga ka rënë edhe pronari i një pike skrapi që bashkëpunonte me dy personat e ndaluar, duke iu blerë pajisjet e vjedhura. Në kuadër të operacionit ‘Bradasheshi’ u bë ndalimi i personave D. K., 27 vjeç dhe D. M., 30 vjeç, banues në Elbasan. Dy të ndaluarit, më datë 08.02.2022, në lagjen “Çlirim”, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pajisje të ndryshme, me vlerë 5000 euro, në firmën në pronësi të shtetasit K. B., banues në Elbasan. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bradasheshi”. Ndalohen 2 shtetas, për vjedhje të disa pajisjeve me vlerë 5000 euro. Arrestohet në flagrancë edhe pronari i një pike skrapi që bashkëpunonte me dy shtetasit e ndaluar, duke iu blerë pajisjet e vjedhura. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen e autorëve dhe venien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar në informacionet e siguruara për vjedhjen në një firmë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bradasheshi”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve D. K., 27 vjeç dhe D. M., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 08.02.2022, në lagjen “Çlirim”, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pajisje të ndryshme, me vlerë 5000 euro, në firmën në pronësi të shtetasit K. B., banues në Elbasan. Gjithashtu, në vijim të operacionit është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi P. Ç., 56 vjeç, pronar i një pike skrapi, pasi ka blerë pajisjet e vjedhura nga shtetasit e lartpërmendur. Këta shtetas dyshohet se kanë kryer edhe disa vjedhje të tjera. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia elbasan vidhen pajisje ne elbasan elbasan policia elbasan vidhen pajisje ne elbasan

Sondazh

Poll