Aktualitet

Përplasja me armë! Dënohet me 3.4 vite burgim “Vis Korçari”, burg edhe për 3 të tjerët

15 Shkurt 2022, 22:37 Nga DOSJA
Përplasja me armë! Dënohet me 3.4 vite burgim “Vis

ELBASAN– Ervis Çaushllari, i njohur edhe si Elvis Koçi alias “Vis Korçari” është dënuar me 5 vite burg pasi është shpallur fajtor për përplasjen me armë zjarri me një grup të rinj në 25 nëntor 2020. Për ngjarjen e ndodhur, disa ditë më parë 3 shkurt 2022, Koçi është deklaruar fajtor dhe dënuar me 5 vjet heqje lirie për akuzën e “mbajtje pa leje dhe prodhimit të armëve të zjarrit”.

Megjithatë sipas gazetarit Elton Qyno në artikullin për “OraNews” shkruhet se për shkak të gjykimit të shkurtuar, i zbritet 1/3 e kohës së dënimit, duke e lënë pas hekurave të qelisë vetëm për 3.4 vite.

Ndërkohë që Gjykata ka deklaruar gjithashtu fajtor për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe Ersi Çekanin, i cili fillimisht ai është dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim. Por edhe ai për shkak të gjykimit të shkurtuar, u dënua me 9 muaj burgim. Ndërsa dy të pandehurit e tjerë Feliks Filja dhe Armand Ceveli janë dënuar respektivisht me 8 dhe 10 muaj burg.

Ndërsa për të pandehurin tjetër Migert Qosja, i cili ndodhet në arrati dhe që akuzohet për “Kanosje me armë” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, çështja është veçuar. Kjo pasi ai ende nuk është mundur që të prangoset nga ana e Policisë së Elbasanit. 

Ditën e ngjarjes, të shtënat e para kanë dalë nga arma e Elvis Çaushllarit, dhe më pas “grupi” tjetër është kundërpërgjigjur, duke qëlluar në shënjestër. Çaushllari mori një plumb në shpatull dhe me një automjet tip “Golf 5” ka udhëtuar nga Elbasani në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Pasi ka dalë jashtë rrezikut për jetën, ai është prangosur nga Policia dhe disa ditë më parë ndaj tij, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Të njëjtin fat me të kanë pasur edhe Feliks Filaj dhe Eris Çekani, të cilët akuzohen për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” pasi të dy kanë qënë në makinë me Qosjen.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet “vis korçari” elvis çaushllari elvis koçi migert qosja “vis korçari” elvis çaushllari elvis koçi migert qosja

Sondazh

Poll