Sport

Hundë e thyer dhe përleshje masive, Pickford sherr në pub,fajin e kanë krahët e tij

15 Shkurt 2022, 15:46 Nga DOSJA
Hundë e thyer dhe përleshje masive, Pickford sherr në pub,fajin e

ANGLI- Nëse nga njëra anë jeta e lojtarëve profesionistë është plot rehati dhe luks, nga ana tjetër nuk duhet të jetë aspak e lehtë për ta që të përballen çdo ditë me tifozë, të cilët nuk e humbasin mundësinë për t’i tallur. Dhe kështu Jordan Pickford, portieri i Everton dhe i kombëtares angleze, është ngacmuar në një pub në East Boldon.

Me të mbërritur portieri dhe miqtë e tij, siç raporton “The Sun”, disa tifozë filluan ta tallnin duke i thënë se i kishte “krahët e shkurtra si ato të T-Rex”. Nga ngacmimet, lindi një sherr që përfshiu pothuajse të gjithë të pranishmit në klub, me miqtë e 27-vjeçarit në vijën e parë për të mbrojtur nderin e tij.

Një djalë ka dalë me hundë të thyer, ndërsa një tjetri i është prishur celulari.Policia nxitoi në vendngjarje, por Pickford dhe miqtë e tij ishin zhdukur tashmë. Tani agjentët kanë hapur një hetim dhe janë në kërkim të dëshmitarëve. Aktualisht nuk dihet nëse portieri i Evertonit ka sulmuar dikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport everton pickford everton pickford

Sondazh

Poll