Aktualitet

+780 euro! 1 vit në detyrë si kryeministër, Kurti i rrit rrogën vetes, ia ul Vjosa Osmanit

15 Shkurt 2022, 14:35 Nga DOSJA
+780 euro! 1 vit në detyrë si kryeministër, Kurti i rrit

PRISHTINË– Kur ka kaluar një vit nga koha kur ka marrë në dorë “frerët” e qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka vendosur që t’i rrisë pagën vetes. Me projektligjin e ri për Pagat, një kopje të të cilit e ka siguruar “Blic.rs”, Albin Kurti do t’i rrisë pagën vetes, ndërsa presidentit të vendit, konkretisht Vjosa Osmanit, paga do t’i zvogëlohet.

Sipas parashikimeve të bëra, paga e kryeministrit nga 1500 do të rritet në 2280, ndërsa Osmani nga 2672 euro, do të paguhet 2400 euro. Por përveç presidentit, edhe kryeparlamentarit Glauk Konjufcës, me projektligjin do i ulet paga. Nga 2555 euro, paga e tij so të zbret në 2280 euro, pra rreth 300 euro më e pak.

Ligji i pagave ishte miratuar në qeverinë Haradinaj e u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, por vetëm pak ditë pasi Albin Kurti erdhi në pushtet për herë të parë, shfyqizoi vendimin e paraardhësit të tij, duke i ulur pagën vetes në 1500 euro.

Por tashmë duket se Kurti ka vendosur që të rikthejë ligjin që pritet të kalojë në qeveri gjatë muajit mars, por deri më tani po kundërshtohet fort nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe ajo e Policisë së Kosovës. Ndërsa vetë Kurti duket se nuk ka vendosur ende të prononcohet lidhur me ligjin e ri, për të shpjeguar edhe arsyet e rikthimit të ligjit. 

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore albin kurti rroga e albin kurtit vjosa osmani albin kurti rroga e albin kurtit vjosa osmani

Sondazh

Poll