Aktualitet

Goditet banda shqiptare në Belgjikë, 30 të arrestuar, kontrolle në 6 shtete evropiane

15 Shkurt 2022, 11:01 Nga DOSJA
Goditet banda shqiptare në Belgjikë, 30 të arrestuar, kontrolle

BELGJIKË– 30 persona, një pjesë e tyre shqiptarë janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni masiv të zhvilluar nga autoritetet belge në bashkëpunim me Europolin e Interpolin. Mediat belge shkruajnë se mëngjesit e sotëm, rreth orës 04:00, qindra oficerë policie kryen bastisje të mbi 200 shtëpivë në Antëerp të Brukselit, duke vënë në pranga dhe disa persona. Kontrolle e arrestime janë kryer gjithashtu në Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci e Holandë në kuadër të të njëjtit operacioni, duke çuar pas hekurave 30 persona.  

Si objektiv thuhet se ka qenë goditja e bandës shqiptare dhe tregtisë së tyre ndërkombëtare të drogës e armëve. Media belge “HLN” shkruan se detajet e para të këtij operacioni do të publikohen nesër bashkë me informacionet zyrtare. Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit tha se kjo nuk është hera e parë që i jepe një goditje e fortë krimit të organizuar, duke kujtuar kështu operacionin e zhvilluar në tetor të vitit 2021 në Belgjikë.

“Ishte zbulimi i një bote të re kriminale në të gjithë territorin e Brukselit, e cila deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht e padukshme. Gjithashtu rezultoi se në Bruksel po zhvillohet një luftë e vërtetë droge. Ka një përplasje territoriale mes dy klaneve, si në vendin tonë ashtu edhe në Shqipëri,”- tha Jacobs.

Në muajin tetor, u kryen 114 kontrolle nga policia dhe u vunë në pranga 60 persona, kryesisht shqiptarë. Operacioni nisi pas hakimit të apliakcionit Sky EÇ, që trafikantët përdornin për të komunikuar me njëri-tjetrin. Aty u zbulua se grupi kishte konstakte me vende të Amerikës së Jugut, në veçanti në Brazil, Ekuador, Kolumbi, Peru, Bolivi dhe Paraguaj.

LEXO DHE KËTË:

Goditja e mafies shqiptare të kokainës në 6 shtete, Europol: Gjithsej 45 të arrestuar

(d.v;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet goditet banda shqiptare ne belgjike megaoperacion ne belgjike goditet banda shqiptare ne belgjike megaoperacion ne belgjike

Sondazh

Poll